Dha dorëheqjen nga Komiteti i Ekspertëve, Manastirliu publikon foton me Tritan Kalon: Mirënjohje për kontributin

Shqipëria

Dha dorëheqjen nga Komiteti i Ekspertëve, Manastirliu publikon foton me Tritan Kalon: Mirënjohje për kontributin

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:31
Ogerta Manastirliu, Tritan Kalo

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas dorëheqjes së mjekut të njohur Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në facebook, Manastirliu ka publikuar një foto me mjekun, duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e tij “të vlefshëm”, si pjesë e Komitetit.

“Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla.

Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19.

Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë.

Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat: Maskën, Distancën, Higjienën

Bashkë do ia dalim! Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”. Krenare”, shkruan Manastirliu.

Mjeku Kalo njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke thënë se “politika arriti t’i përçante mjekët në qëndrimet dhe kontributet e tyre”.

“Kemi ekzistencën e njëkohëshme të tre Komiteteve Zyrtare apo jo: 1- atë të Qeverisë aktuale, 2- atë të Presidencës/LSI-së dhe 3- atë të Partisë Demokratike, ose Opozitës në një term më të gjerë….Në një kohë kur duhet bashkëveprim tej përkatësive partiake, ne mjekët jemi të vendosur në tre llogore…TURP dhe shkuar TURPIT…Nuk e imagjinoja kurrë se karriera dhe makutëria do të mbrinte në një pikë të tillë, që edhe përballë një sfide ekzistencialiste kombëtare do të ishim të ndarë në ‘tre stane’”, tha Kalo mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat