Çomo dhe Bozo kandidate të PS-së, Meta: E rëndësishme që partitë të zgjedhin kandidatë me integritet

Shqipëria

Çomo dhe Bozo kandidate të PS-së, Meta: E rëndësishme që partitë të zgjedhin kandidatë me integritet

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:13
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët për kandidimin e shefes së Infektivit Najada Çomo dhe inxhinieres së njohur Luljeta Bozo nën siglën e PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta tha se si President i Republikës nuk mund të komentojë zgjedhje të tilla, por theksoi se është e rëndësishme që partitë të zgjedhin kandidatë me sa më shumë integritet.

“Nuk janë në interesin tim si Presidenti i Repbulikës me qëllim rritjen e besimit te përfaqësuesit e tyre.

Është me rëndësi të jenë figura me sa më shumë integritet, theksoj rëndësinë që qytetarët të shohin me vëmendje listat dhe të votojnë për kandidatin që besojnë se ka integritetin më të lartë për të përfaqësuar interesat e tyre në kuvend për t’i dhënë mesazhin e qartë se cilët janë deputetët që duan e dëshirojnë t’i përfaqësojne në kuvend.” u shpreh Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat