​30 vjet nga eksodi i shqiptarëve, Rama në Itali konferencë me Di Maio

Shqipëria

​30 vjet nga eksodi i shqiptarëve, Rama në Itali konferencë me Di Maio

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:57
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bari të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit i shqiptarëve drejt vendit fqinj.

Ai mbajti një konferencë me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Media italiane “Gazzeta Del Mezzogiorno”, bëri me dije dje se Rama ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut, ku prezent do të jetë dhe ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.

I pranishëm do të jetë edhe presidentin e Rajonit Michele Emiliano dhe Presidentja e Këshillit Loredana Capone. Ndërsa Rama do të shoqërohet nga ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Fate Velaj, deputet, ndërsa do të jetë edhe zëvendës ministrja Teresa Bellanova dhe nënsekretarët Assuntela Messina, Anna Macina, Rosario Sasso, Ivan Scalfarotto dhe Francesco Paolo Sisto. Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit diplomatikë, ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani dhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Itali Gentiana Mburimi.

Rama do të qëndrojë në datat 5 dhe 6 mars, do të marrë pjesë në inaugurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e punuar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.

Kujtojmë se në fillim të marsit të vitit 1991 mijëra shqiptarë u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar anijet e ankoruara në portin më të madh të Shqipërisë. Duke sjellë në vëmendje shifrat e asaj kohe, vetëm në javën e parë të marsit të 91-shit, në portin e Brindisit janë ankoruar 24 mjete lundruese të madhësive të ndryshme, me një numër shumë të madh të qytetarëve nga Shqipëria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat