Basha thirrje rinisë: Gjithë mërzinë dhe zhgënjimin, ktheheni në votë

Shqipëria

Basha thirrje rinisë: Gjithë mërzinë dhe zhgënjimin, ktheheni në votë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:30
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje rinisë të bëhet pjesë e ndryshimit, pasi është shumë e nevojshme ndihma e tyre.

‘Shkoni derë më derë tek shokët dhe shoqet, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe bëjuni thirrje që gjithë mërzinë dhe zhgënjimin ta kthejnë në votë dhe në 25 prill të votojnë për ndryshimin’, shkruan Basha në Facebook.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

25 prilli do të jetë ditë ndryshimi. Për këtë duhet ndihma juaj. Shkoni derë më derë tek shokët dhe shoqet, tek bashkëmoshatarët tuaj dhe bëjuni thirrje që gjithë mërzinë dhe zhgënjimin ta kthejnë në votë dhe në 25 prill të votojnë për ndryshimin. #SHQIPERIAFITON

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat