“Erdhëm dhe e gjetëm të gjithën në flakë”/ Familjarët flasin për tragjedinë në Berat: Dyshohet se...

Shqipëria

“Erdhëm dhe e gjetëm të gjithën në flakë”/ Familjarët flasin për tragjedinë në Berat: Dyshohet se...

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:56
Berat

Familjarët e viktimës që humbi jetën në Berat, pasi u dogjën brenda në banesë, dyshojnë se ka edhe një tjetër viktime brenda.

Ato treguan se kur shkuan në vend ngjarje rreth mesnatës çdo gjë ishte shkrumbuar nga flakët, duke shtuar se shkak mund të jetë bërë një ngrohëse.

‘Na morën në orën 12 të natës dhe më thanë që ka rënë zjarr tek Jovani. Jovani ka lindur në 1960, ndërsa Mateo në 1985.

Në orën 1 pa dhjetë ne erdhëm dhe e gjetëm të gjithë në flakë, dyshohet se ka qenë edhe një shok i Mateos. Ata kishin një rezistencë që gatuanin dhe them se mos ajo e ka shkaktuar!- thanë familjarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat