Balla komenton listën e kandidatëve të PD: Duhet të hapim një klasë matematike vetëm për…

Shqipëria

Balla komenton listën e kandidatëve të PD: Duhet të hapim një klasë matematike vetëm për…

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Nga qyteti i Elbasanit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike.

Teksa ironizoi aleatët e Bashës në listat e PD, Balla u shpreh se nuk mund të krahasohen kandidatët e PD me ata të PS. Sipas Ballës me listat e PD, Lulzim Basha ka bërë pazare.

“Besoj se çdo qytetar që ka parë listën e PD në Tiranë është një përmbyllje fatale e 30 viteve tranzicion të PD. Të shohësh në listë pazare të ulëta. Unë nuk e di se çfarë kërkojnë bashkë njëri sipër e tjetri poshtë, Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule në PD.

Nuk gjej dot një arsye, ndjesë se po flas në emër të një demokrati të Tiranës,. Nuk e di se cerarët kërkon Fatmir Mediu apo Dash Shehi në listat e PD.

Najda Çomo dhe Luljeta Bozo janë pjesë të betejës, janë beteja që ne i kemi marrë përsipër për ti çuar deri në fund”, tha Balla.

Ndërsa bëri një përllogaritje të numrit të kandidatëve, Balla arsyetoi: “Këta realisht kanë probleme me matematikën. Kodi zgjedhor e thotë qartë, në Elbasan janë 14 vende në Kuvend dhe kodi thotë që jo më shumë se dy vende shtesë, por të plotpjesëtueshme me 3. 14+2 bëjnë 16 nuk plotpjesëtohet me 3, që do të thotë 15. Ne do të na duhet në pedagogjiken e Elbasanit të shtojmë një klasë për PD për lëndën e matematikës. Se në Kukës ku janë 3 po të shtosh dy bëhen 5, nuk plotpjesëtohen që do të thotë mbeten tre ai çon 6. Kjo është tallje edhe me ata persona që i ka futur emrin, tani sot do ti marrë në telefon dhe do ti thotë m falni po nuk ju futa dot. E ka thënë Topalli, që Luli gënjen edhe për orën”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat