‘Një herë është Asadi para tij, një herë është ai para Asadit, Duka - Ramës: Humbje kohe të merresh...

Shqipëria

‘Një herë është Asadi para tij, një herë është ai para Asadit, Duka - Ramës: Humbje kohe të merresh...

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:30
Edi Rama

Pas komenteve të Ramës për listat e opozitës për kandidatët për deputetë ka reaguar kreu i PAA Agron Duka. Ai në një postim në facebook shkruan se “tani, të merresh me Ramën është humbje kohe.

Ndërkohë Duka ka poblikuar në mesazhin e tij edhe një raport që jep shifrat e shqiptarve që kanë ikur nga vendi gjatë qeverisjes së Rilindjes.

“Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit”, shkruan Duka.

Ja postimi i plotë:

Ca t’i thuash këtij?! Ka 8 vite në qeveri dhe merret me llafe, nuk mban përgjegjësi për asgjë. Besoj se do ishte e lehtë të merresha me të, e njohë mirë, pika të forta dhe të dobëta, por ai këtë do.

Ndërkohë shqiptarët kanë halle dhe probleme që ky vetëm i shtoi. Tani, të merresh me Ramën është humbje kohe. Mjafton t’i hidhni një sy këtij raporti. Kjo është arritja e Ramës në dy mandate, një herë është Asadi përpara tij, një herë është ai përpara Asadit, kur vjen fjala për azilkërkuesit. Të tjerat janë llafe, batuta të lodhura te atij që sot nuk është kryeministër, por C.E.O. i katër-pesë oligarkeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat