Basha komenton pakënaqësitë nga radhët e PD për listat: E kufizuar në numra

Shqipëria

Basha komenton pakënaqësitë nga radhët e PD për listat: E kufizuar në numra

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:32
Lulzim Basha

Gjatë konferencës së sotme kryedemokrati Lulzim Basha tha se lista e kandidatëve të PD është një listë përfaqësuese jo thjesht dhe vetëm e aspiratave të demokratëve dhe betejës së tyre për demokraci, por është një listë përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin.

Duke iu referuar pakënaqësive të mundshme brenda PD, Basha dha se ajo është e kufizuar në numra, por e pakufizuar është vullneti dhe vendosmëria për të sjellë ndryshimin, pavarësisht se nga cili pozicion kontribuojnë mijëra demokratë, qindra mijëra shqiptarë.

“Nuk ka pjesë të shoqërisë që e do ndryshimin më shumë se rinia. Lista e PD ka në përbërjen e saj të rinj e të reja, madje dhe studentë, por jo anonimë për të mbuluar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vend numëro. Për këdo që është pjesë e kësaj beteje për ndryshim është e qartë se lista për kandidatë për deputetë është e kufizuar në numra, por e pakufizuar është dëshira, vullneti dhe vendosmëria për të sjellë ndryshimin, pavarësisht se nga cili pozicion kontribuojnë mijëra demokratë, qindra mijëra shqiptarë që kanë vetëm një aspiratë, ndryshimin.

Nuk durohet më, është fjala që dëgjoj përditë. Me këtë listë dhe me planin tonë jo thjesht do bëjmë të mundur t’i japim fund padurimit të tyre për të larguar Edi Ramën, por po kështu jo thjesht rotacionin, por ndryshimin e vërtetë për të cilin Shqipëria i ka të gjithë potencialet. Garancia është kjo listë e normalitetit, e integritetit, profesionalizmit, përkushtimit, dashurisë, për familjen, komunitetin dhe gjithë Shqipërinë”, deklaroi Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat