Lista e PS-së/ Arben Pëllumbi zbulon strategjinë e Ramës

Shqipëria

Lista e PS-së/ Arben Pëllumbi zbulon strategjinë e Ramës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 22:33
Arben Pëllumbi

Arben Pëllumbi, kandidat për deputet dhe Sekretar Organizativ në Partinë Socialiste thotë se renditja në vende jo të sigurta të disa emrave të njohur të partisë është strategji për të maksimalizuar votat.

Ndryshe nga perceptimi i krijuar, z. Pëllumbi tha se listat nuk janë hartuar në minutat e fundit por është një proces i mirë menduar ndaj edhe figurat duhet të tregojnë se kanë ende mbështetje.

“Kemi vendosur në limit disa personazhe që mbledhin vota. Në Fier, Gramoz Ruçi është vendosur i 10. Pandeli Majko (19 në Tiranë) është një figurë shumë e rëndësishme e PS dhe është drejtues i njësisë nr. 5 që ne e konsiderojmë Stalingradi”, tha ai.

Ndërsa për renditjen e kreut të PS, Edi Rama në vendin e 8 nga një anë tregon objektivin për të marrë aq mandate në Qarkun e Durrësit dhe sipas Pëllumbit do të ishte absurde që “kryeministri i vendit të mos marrë vota preferenciale”.

Sekretar Organizativ në PS tha se partia ku ai bën pjesë kas pasur gjithmonë një filozofi rinovuese por këtë herë ndryshimet janë edhe më të mëdha për shkak se luftohet për mandatin e tretë.

“Jemi duke garuar për mandatin e tretë dhe jemi të detyruar që të sjellim njerëz dhe filozofi të re për të rimarrë besimin e njerëzve. 8 vjet kanë konsumimin e pashkueshëm dhe për këtë arsye kemi menduar që të kemi një rinovim të tillë”, përfundoi z. Pëllumbi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat