Anëtarja e Komitetit: S’ka vërtetim për pasojat e AstraZeneca-s, të hapur për vaksinën ruse e kineze

Shqipëria

Anëtarja e Komitetit: S’ka vërtetim për pasojat e AstraZeneca-s, të hapur për vaksinën ruse e kineze

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:28

Shqipëria do të vijojë vaksinimin me AstraZeneca për aq kohë sa nuk është vërtetuar shkencërisht që ajo shkakton mpiksje gjaku dhe humbje jete.

Anëtarja e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit Aida Bushati pezullimin e procesit nga disa vende europiane e konsideron vendim politik. Ndërkohë tregon ku janë bazuar ekspertët shqiptar të cilët sugjeruan vazhdimin e aplikimit të AstraZenecas tek mësuesit.

“Asnjë vërtetim nuk ka dalë që ka pasur shkak pasojë. Më shumë vendimet kanë qenë politike se nga grupet e ekspertëve”, shprehet Bushati.

Vendi ynë tregon mjekja Bushati po bën përpjekje për të siguruar gjithashtu vaksinën ruse dhe atë kineze.

“Jemi pro për përdorimin e vaksinës ruse apo kineze. Megjithatë jemi në tentative kontraktuale. Jemi të hapur për t’i përdorur pse duhet të themi jo”, thotë ajo.

Ndërkohë ekspertët e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit kanë sugjeruar aplikimin e një doze vaksinë tek personat që kanë kaluar Covid 19 dhe kjo nuk vlen vetëm për AstraZenecën.

“Një dozë për ata që kanë kaluar COVID, sepse vetë sëmundja ka bërë rolin e dozës së parë”, shprehet ajo.

Aktualisht në vend po marrin vaksinën kundër koronavirusit mjekë, infermierë, të moshuar dhe arsimtarë.   Që nga fillimi I procesit janë aplikuar rreth 30 mijë vaksina ndërkohë që deri tani janë siguruar 80 mijë doza Pfizer dhe AstraZeneca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat