Pa maskë në rrugë, policia ndëshkon 790 persona

Shqipëria

Pa maskë në rrugë, policia ndëshkon 790 persona

Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Policia e Shtetit thotë se gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 790 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit i bën apel të gjithë qytetarëve dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social.

Ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat