Basha takohet me të rinjtë gjirokastritë: Së shpejti do kem lajme nga mbështetja që institucionet zyrtare të BE i japin…

Shqipëria

Basha takohet me të rinjtë gjirokastritë: Së shpejti do kem lajme nga mbështetja që institucionet zyrtare të BE i japin…

Më: 19 mars 2021 Në ora: 17:13
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Gjirokastër, ku është takuar edhe me të rinj të këtij qyteti, të cilët kanë treguar problemet që hasin më së shumti në arsimimin e tyre.

Basha iu premtoi të rinjve se me ardhjen në qeveri të Partisë Demokratike, ata do të kenë atë aleate “për t’i kthyer Universitetit të Gjirokastrës në bashkëpunim me aleancën e universiteteve europiane me fondet e qeverisë së re shqiptare dhe fondet e KE-së mundësinë të trajnohen në fusha të tilla si teknologjia e informacionit, inxhinierisë dhe dizajnit etj.”

Po ashtu kryedemokrati tha se shumë shpejt do të ketë lajme konkrete nga mbështetja që institucionet zyrtare të BE i japin kësaj aspirate.

Basha: Për të rinjtë e Gjirokastrës e të mbarë Shqipërisë, për fermerin, pensionistët dhe për të gjithë ata që janë të detyruar të lënë vendin e tyre për shkak të dështimit të këtyre tetë viteve. 

Gjirokastritët e ndjejnë ndryshimin që po vjen nga sytë e këtyre të rinjve, të cilët do të kenë tek qeveria ime aleatin dhe avokatin e tyre për t’i kthyer Universitetit të Gjirokastrës në bashkëpunim me aleancën e universiteteve europiane me fondet e qeverisë së re shqiptare dhe fondet e KE-së mundësinë të trajnohen në fusha të tilla si teknologjia e informacionit, inxhinierisë dhe dizajnit etj.

Do bëjmë të mundur që këtu në Gjirokastër dhe në vende të tjera të Shqipërisë të mos lëmë të shuhet dija dhe të mbyllen universitetet, por të bëjmë të mundur të gjallojnë ato.

Shumë shpejt do të kem lajme konkrete nga mbështetja që institucionet zyrtare të BE i japin kësaj aspirate të rinisë shqiptarë dhe ne, mua, PD për planin tonë dhe arsimin profesional, që punët e mirë paguara dhe profesionet për t’i kryer ato punë të gjenden këtu në Gjirokastër. Mos u dorëzoni, ndryshimi po vjen, Gjirokastra dhe Shqipëria është e juaja, e juaja është fitorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat