Magjistratë pa shkollë, anëtarët e KPK dhe KPA kërkojnë titullin, debate në Komisionin e Ligjeve

Shqipëria

Magjistratë pa shkollë, anëtarët e KPK dhe KPA kërkojnë titullin, debate në Komisionin e Ligjeve

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:27
Shqipëri

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kërkojnë që pas përfundimit të mandatit të tyre në qershor të vitit të ardhshëm të mbeten pjesë e sistemit të drejtësisë duke marrë titullin Magjistratë.

Kjo kërkesë ngjalli debate dhe pikëpyetje të shumta mes vetë socialistëve në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e premte.

Deputeti Adnor Shameti propozimin e cilësoi të padrejtë pasi krijon pabarazi mes institucioneve të reja të drejtësisë.

“Është mirë që ne të adresojmë çështjen e qëndrueshmërisë dhe të statusit të tyre pasi të përfundojnë funksionin.”

“Nga ana e KPK-së dhe komisionerëve kërkohet që të hyjnë në shkollën e magjistraturës me një program të përshpejtuar pa konkurs, ndërkohë që unë personalisht jam absolutisht kundër një gjëje të tillë.”

Sakaq deputetja Klotilda Bushka deklaroi se ky propozim bie ndesh me kushtetutën pasi titulli magjistrat merret vetëm në përfundim të shkollës përkatëse.

“Sot në Kushtetutë parashikimet janë të qarta. Magjistratët e fitojnë titullin nëse kanë mbaruar shkollën e Magjistraturës.”

Për shkak të debatit mes deputetëve por edhe ndjeshmërisë së çështjes në publik, u ra dakord që diskutimi mbi këtë propozim të marrë më tepër kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat