Shembja e Maternitetit, qytetarët: Po shkatërrojnë kulturën dhe s’po ndërtojnë asgjë

Shqipëria

Shembja e Maternitetit, qytetarët: Po shkatërrojnë kulturën dhe s’po ndërtojnë asgjë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:21
Ndërtesa “Mbretëresha Geraldinë”

Ndërtesa “Mbretëresha Geraldinë” nuk i ka shpëtuar fadromave. Prej së shtunës nisi shembja e godinës me argumentin e dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit

Ky objekt me një histori gati 80 vjeçare konsiderohet nga ndërtesat më karakteristike të kryeqytetit shqiptar.

Për qytetarët me këtë nisme po fshihet një tjetër pjesë e historisë dhe trashëgimisë kulturore .

“S’është veprim i mirë ky, prish këtej, prish andej edhe gjërat kryesore që janë monumente. Nuk duhet të prishen, në asnjë mënyrë,” thotë një qytetar.

“Ky farë shteti bën punime shumë të bukura, e prishin këtë dhe ia futin 50 kate dhe janë rehat,” thotë një  tjetër.

“Sot vetëm shkatërrime po i bëjnë kulturës, po shkatërrohet çdo gjë dhe s’po ndërtojnë asgjë. Iku trashëgimia e të parëve tanë, e kulturës,” thotë një qytetar.

“Besoj se objektet që janë me rëndësi të veçantë nuk duhet të prishen,” shprehen qytetarët.

Prishja e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore do t’i kushtojë qeverise rreth 4.7 miliardë lekë ndërsa kohëzgjatja e punimeve është 3 vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat