Pas takimit me zv/ kryeministrin Grubi/ Basha thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Shqipëria

Pas takimit me zv/ kryeministrin Grubi/ Basha thirrje mërgatës shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:45
Lulzim Basha dhe Artan Grubi

Pas një takimin me zv/kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje mërgatës shqiptare nga ky shtet që të regjistrohen në kuadër të censusit.

Basha premtoi përfundimin e korridorit 8 deri pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, pjesë e aksit nacional të rrugës së Elbasanit.

“Pata shansin të dëgjoj në vetë të parë disa prej avancimeve kuptimplota të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut sikundër dhe angazhimi i qeverisë dhe në veçanti i forcave politike shqiptare për projektet e përbashkëta që do të kenë impakt të drejtpërdrejt te punësimi. Ku përfshihen projekte që i kam patur për zemër si Korridori 8 që ka mbetur në Elbasan dhe e sigurova zv/kryeministrin Grubi se do të vazhdojë deri në kufirin me Maqedoninë.

Folëm edhe për çështje të integrimit evropian me lehtësimin e praktikave të ndryshme, nga diplomat tek të tjera lehtësira për dy vendet tona dhe nevojën për të nisur pas 25 prillit bashkëpunim domethënës që të prodhojë lehtësi për qytetarët e vendeve tona. Tema që unë e konsideroj kryesore është procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut, proces i cili lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që do të thotë një regjistrim i saktë, që do të thotë regjistrimi i mërgatës është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Jemi në kohë për t’i drejtuar thirrje personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike, ndani 10 apo 15 minuta nga koha juaj dhe kryeni regjistrimin online sepse kështu do të ndihmoni familjet tuaja, fuqizimin dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve”- theksoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat