Niko Peleshi takim me banorët e Pustecit/ Tregon investimin më të madh që është bërë në këtë zonë

Shqipëria

Niko Peleshi takim me banorët e Pustecit/ Tregon investimin më të madh që është bërë në këtë zonë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:43
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili është drejtues politik në qarkun e Korçës, ka zhvilluar  një takim me banorët e Pustecit.  Sipas tij kjo zonë është një perlë natyrore dhe ka potencial për zhvillimin e turizmit. 

Ai ka theskuar se Partisë Socialiste i duhet edhe një mandate tjetër për të bërë investime të tjera në këtë zonë.

“Në turin e takimeve me banorët, sot u ndalëm në Pustec. Pusteci është një perlë e natyrës dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit. E filluam takimin me një lajm të mirë pasi këtu do të fillojë puna për zbatimin projektit të ujësjellësit. Është investimi më i madh që është bërë në zonë, por jo më i madhi që do të ndodhë në vazhdim.

Prandaj, Pustecit dhe Shqipërisë i duhet një tjetër mandat i Partisë Socialiste,e vetme në drejtimin e vendit”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat