Jo vetëm heronj në punë, punonjësit e ambulancës në Fier surprizojnë 5-vjeçarin për ditëlindje

Shqipëria

Jo vetëm heronj në punë, punonjësit e ambulancës në Fier surprizojnë 5-vjeçarin për ditëlindje

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:39
Punonjësit e ambulancës në Fier surprizojnë 5-vjeçarin për ditëlindje

 Punonjësit e ambulancave prej më shumë se një vit, ashtu si edhe mjekët po përballen në vijën e parë të luftës me covid-19.

Ata kanë një mision të shenjtë, ku jo në pak raste kanë shpëtuar jetë njerëzish. Por përveç detyrës, heronjtë e heshtur nuk i kursejnë energjitë për tu ardhur në ndihmë kujtdo që ua kërkon.

Së fundmi një gjest i bukur ka ardhur nga stafi i ambulancës së Fierit të cilët i kanë bërë një surprizë një 5-vjeçari të quajtur Henri. Ata i kanë dërguar me ambulancë një tortë Henrit i cili sot feston 5 vjetorin e lindjes.

Edhe 100 Henri! Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pamjet!
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat