Luan Rama: Vota për LSI-në, është votë për Shqipërinë

Shqipëria

Luan Rama: Vota për LSI-në, është votë për Shqipërinë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:37
Luan Rama

“Vota për LSI-në, është votë për Shqipërinë.”

Me këtë sllogan dhe nën moton se jemi më të mirët që kandidojmë në qarkun e Vlorës, zëvendëskryetari i LSI-së dhe njëherësh drejtuesi i fushatës së kësaj partie në Vlorë Luan Rama, iu është drejtuar sot në mëngjes të gjithë kandidatëve të listës që ai kryeson, duke zgjedhur kësisoj një mënyrë krejt të veçantë për nisjen e fushatës së zgjedhjeve.

Me thjeshtësi dhe pa u marrë fare me emrat e kandidatëve të partive të tjera, Luan Rama në mesazhin e vet, iu drejtohet emrave të listës së partisë së tij duke përveçuar veçoritë dhe cilësitë pozitive të secilit prej tyre, duke e konsideruar veten me fat që është në një grup bashkë me ta.

“Të dymbëdhjetë, nënvizon Luan Rama në mesazhin e vet,  jemi bashkë me njëri-tjetrin grupi më i mirë konkurrues në qarkun e Vlorës, jemi përfaqësuesit që bashkojmë qytetarët me kauzën e madhe të fitores në zgjedhjet e 25 prillit”.

Luan Rama në mesazhin e tij e cilëson 25 prillin si ditën e fitores së madhe për Shqipërinë.

“Le të jetë kjo ditë e parë e fushatës, fillimi i fazës finale për kurorëzimin me sukses të gjithë punës dhe përpjekjeve tona, që 25 prilli të shënojë jo vetëm fundin e marrëzisë së të marrëve në pushtet, por edhe fitoren tonë të madhe për të mirën e Shqipërisë.“

Sot çelin zyrtarisht fushatën elektorale edhe dy partitë kryesore, PD dhe PS, njëra në sheshin “Nënë Tereza”  dhe tjetra në sheshin “Skënderbej.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat