Prefekti i qarkut të Elbasanit lirohet nga detyra

Shqipëria

Prefekti i qarkut të Elbasanit lirohet nga detyra

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:50
Klevis Xhoxhi

Prefekti i qarkut të Elbasanit, Klevis Xhoxhi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave pas propozimit të Ministrit të Brendshëm.

“V e n d i m për lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Elbasanit Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i: Z. Klevis Xhoxhi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në njoftim.

I dyti në listë pas ministres së Arsimit Evis Kushi, Xhoxhi kandidon për deputet në qarkun e Elbasanit. Lirimi i tij nga detyra vjen pikërisht pasi në momentin e marrjes së mandatit ai nuk mund të mbajë funksione të tjera publike. Ndërkohë ende nuk bëhet i ditur emri i zëvendësit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat