Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Në Shijak mbaron rindërtimi i banesave individuale

Shqipëria

Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Në Shijak mbaron rindërtimi i banesave individuale

Më: 27 mars 2021 Në ora: 14:02
Edi Rama në Shijak

Kryeministri Rama ishte sot në Shijak, ku vizitoi familjet që janë vendosur në shtëpitë individuale të rindërtuara, pas shkatërrimit që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edi Rama theksoi se në Shijak po mbaron rindërtimi i shtëpive individuale dhe tani do të vijojë puna me pallatet dhe lagjen e re.

“Rëndësi ka që u krye dhe ne jemi të çliruar pasi në Shijak mbaron rindërtimi i shtëpive individuale”, u shpreh kryeministri Rama.

Bashke me kryeministrin sot në Shijak ishte edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat