Mihali: Më mbajtën 5 orë në komisariat, me urdhra politikë po më prishin investimin privat

Shqipëria

Mihali: Më mbajtën 5 orë në komisariat, me urdhra politikë po më prishin investimin privat

Më: 28 mars 2021 Në ora: 10:59
Fatos Mihali

Fatos Mihali, pronari i Televizionit AVN në Fier, ka folur sot për Ora News, pasi u shoqërua forcërisht në komisariatin e policisë, mëngjesin e të shtunës.

Shkak është bërë rezistenca që ka bërë ndaj punonjësve të bashkisë, të cilët duan të shfrytëzojnë një investim privat të Mihalit.

Sipas Mihalit ky është një urdhër politik dhe se bashkia po mundohet të zgjidhe një probleme publik duke prishur një investim privat.

Fatos Mihali: Këtu ka pasur një problem komunal. Dje një orë të herët dhjetëra policë të bashkisë dhe të rendit, shqyen një kanal për të lidhur pusetat me një kanal të ujërave të zeza që ne e kemi investuar si komunitet. Nuk e kuptuam pse u gjet kjo zgjidhje. U vendos që të gjitha ujërat e zeza të mblidhen në këtë kanal të thjeshtë të bërë me investimet tona. Në vitin 20126 u vendos që të bëhet një rilindja urbane në stilin e tyre. Bashkë me ndërtesat e prishura, varrosën edhe dy puseta në trotuar.

Është dhënë një urdhër publik për të prishur këtë investim privat. Ne e kemi ndërtuar me lejen e bashkisë këtë kanal. Ky kanal nuk a kapacitet për të shkarkuar gjithë këtë lagje. Nuk donin që të hapnin një kanal paralel me të. Kjo nuk është zgjidhje duke krijuar një gropë biologjike, vetëm për t’i dhënë të drejtë drejtorit. Mua më mbajtën 5 orë në komisariat. këtu nuk jam vetëm unë banor dhe kërkojmë që kjo gropë biologjike të hiqet këtu. Shteti duhet të gjejë zgjidhje vetë dhe jo të prishë një investim privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat