Ambasada Amerikane mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

Shqipëria

Ambasada Amerikane mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të politikanit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Teksa vlerëson figurën e Finos, Ambasada shkruan se ai do të mbahet mend për udhëheqjen e vendit në moshë fare të re.

Ndërsa thekson kontributin që ai ka dhënë në proceset ligjbërëse.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme. Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat