Edi Rama u dorëzon familjarëve të Arjan Salës certifikatën “Dëshmor i Atdheut”/ Babai i përlotur, bashkëshortja e të ndjerit: Nuk dimë ça t’i themi fëmijës!

Shqipëria

Edi Rama u dorëzon familjarëve të Arjan Salës certifikatën “Dëshmor i Atdheut”/ Babai i përlotur, bashkëshortja e të ndjerit: Nuk dimë ça t’i themi fëmijës!

Më: 29 mars 2021 Në ora: 12:57
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shtëpinë e Arjan Salës, duke u dorëzuar familjarëve certifikatën e shpalljes së tij “Dëshmor i Atdheut”.  

Babai i të ndjerit ka pranuar me dorë në zemër dhe sytë e përlotur certifikatën, duke kujtuar momente nga i biri dhe ngjarja tragjike. “Na iku por jemi krenar që historia e tij nuk do harrohet”, tha babai.

Biseda

Rama: Fjalët janë të tepërta, por sidoqoftë duhet te jemi krenar sepse ka shpëtuar shumë njerëz, fatkeqësisht me çmimin e jetës së tij. Por ka bërë vërtet një heroizëm të madh edhe shumë të rrallë. Natyrisht që jeta është… Ska çmim! Sidoqoftë ne menduam që është detyra jonë që ta nderojmë dhe ta vlerësojmë, dhe vendosëm që ta shpallim “Dëshmor të Atdheut”. Do ta mbështesim më sa kemi mundësi familjen me famijën e vogël. Ligjërisht i takon një pension i veçantë, ne duam ti japim një shumë direkte familjes. Këto janë më shumë për respekt se sa bëjnë ndonjë ndryshim. E di që është e tmerrshme, se imagjinoj dot. E marr me mend sa mundem.

Nëna e të ndjerit: Iu tha goja për babanë!

Bashkëshortja e të ndjerit: Nuk dimë ça ti themi fëmijës!

Rama: Të gjithë rregullohen përveç nënës që nuk pajtohet dot me këtë gjë. Kush e lindi nuk pajtohet dot me këtë gjë.

Babai: Nuk e besoja që kam aq djalë trim.

Rama: Trim e kanë bërë zemra dhe edukata që i keni dhënë. Nuk u ka kthyer shpinën të tjerëve por ka shkuar deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat