Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Ngjela: Ndërkombëtarët e donin si kryeministër

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Ngjela: Ndërkombëtarët e donin si kryeministër

Më: 29 mars 2021 Në ora: 22:43
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela në një lidhje me skype në emisionin “Open” e cilësoi deputetin Bashkim Fino si një person me aftësi të larta.

Ai theksoi se ndërkombëtarët e donin si kryeministër.  Ngjela tregoi se edhe Clinton i tha të qëndronte kryeministër, në një takim në Lisbonë.

“Dinte të komunikonte shumë mirë me njeriun e thjeshtë, kishte aftësi menaxheriale, administronte në mënyrë perfekte, kishte edhe eksperiencën prej punës në bashkinë e Gjirokastrës,  por kishte intelekt menaxherial. Pastaj ajo që ishte më e rëndësishmja krijoi autoritet tek të huajt.

Në atë moment Nano ishte në burg dhe ai e ndjente, më pas e nxorën nga burgu por Nano e la të lirë. Ai lëvizte shumë dhe rrinte më tregonte kemi kaq kilometra e kemi aq. Ndërkombëtarët e donin kryeministër dhe Nano sapo kishte dalë, e takoi Clinton në Lisbonë e i tha do të rrish kryeministër, do të ishte kaluar më mirë situata nëse Nano do të vite në katërtërshin e dytë. Ata donin Finon”, tha Ngjela.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat