Arrestohen 3 shtetas në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Shqipëria

Arrestohen 3 shtetas në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Më: 31 mars 2021 Në ora: 08:01
Foto ilustrim

3 shtetas janë arrestuar nga policia në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuar janë shtetasit me iniciale:

-A. B., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

-J. M., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

-P. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motorr me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.

Gjithashtu policia njofton se po punon për kapjen e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat