“100 ditë, 100 arritje”/Rama: 1 milion turistë vizitojnë çdo vit atraksionet e trashëgimisë kulturore e historike nga vetëm 325 mijë në 2013-ën

Shqipëria

“100 ditë, 100 arritje”/Rama: 1 milion turistë vizitojnë çdo vit atraksionet e trashëgimisë kulturore e historike nga vetëm 325 mijë në 2013-ën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 08:47
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje të publikut rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë atraksionet tona të trashëgimisë kulturore, numër që ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Ai pyeti ndjekësit në rrjetin social Instagram se sa turistë vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore, duke dhënë shifrat 600 mijë, 15% apo 1 milion, 85%.

“1 milion turistë vizitojnë çdo vit atraksionet tona të trashëgimisë kulturore e historike nga vetëm 325 mijë në vitin 2013”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Rijetësimi i atraksioneve historike e kulturore vitet e fundit si dhe përmirësimi i infrastrukturës duke rritur aksesin e vizitorëve, ka sjellë fluks turistik në këto destinacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat