PD thirrje emigrantëve: Ejani në Shqipëri për të votuar në 25 prill

Shqipëria

PD thirrje emigrantëve: Ejani në Shqipëri për të votuar në 25 prill

Më: 1 prill 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Partia Demokratike e ka nisur këtë të enjte duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, të cilin e fajëson për situatën në të cilën ndodhet vendi sot.

Sipas PD-së, kreu i qeverisë dështoi t’iu sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë.

“Regjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë. Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës.” 

Nga ana tjetër, selia blu u zotua se do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

“Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë. Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve tê vijnê nê Shqipëri për të votuar nê 25 Prill. Së bashku do tê bëjmë ndryshimin!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat