Rama: Po gjetët më mirë se unë iki, Lulin ta puthësh në ballë, po ka rënë në duart e Ilirit, Monikës, Idirizit e Dules

Shqipëria

Rama: Po gjetët më mirë se unë iki, Lulin ta puthësh në ballë, po ka rënë në duart e Ilirit, Monikës, Idirizit e Dules

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:40
Edi Rama

Nga Kavaja Rama nuk e ka ndalur retorikën e tij politike në këtë fushatë duke u marrë me kundërshtarët e tij politikë.

Ram u shpreh se nëse do të gjendet një më i mirë se ai, kryeministri do të largohet, por jo sepse do të vijë Basha në pushtet.

Rama tha se këtu nuk është Basha, por janë Kryemadhi, Shehi, Meta, Mediu, Idrizi dhe Dulja, të cilët sipas tij e kanë kapur kreun e opozitës

Rama: Kur ta gjeni një më të mirë iki i lumtur, po nuk iki unë se nuk mundesh ti, Rama ik është thelbi i hallit që ata kanë, hajde pra më mund he iki unë, jo ik thonë këta, ik ti se po vij unë. Jo mor Lul, po nuk është kaq kollaj kjo punë, jo mo Lul se të du shumë, të keqen e Lulit, ka rënë në duar të këqija që kur u nda me mua, e ka lidhur Monika këtu dhe i thonë s’kape dhe ai niset ndërsa këta të tjerët me 2 gishta. Rama nuk ka dalë për të kërkuar nuse, as nuk mërzitet hiç fare se nuk e pëlqen për dhëndër, ama taksa ngeli zero, TVSH ngeli zero, ndërsa me Lulin ti e nxjerr nga televizori, e merr në shtëpi dhe i paguan edhe taksë. Unë mendoj që është budallallëk i madh. Këtu nuk është Luli, se Lulin ta puthësh në ballë, se buzët ja lamë Dash Shehit për sot, këtu është Monika, se me Monikë, përveç taksës në shtet, do paguash taksën e LSI-së, ajo është kiamet pastaj. Këtu është Iliri, pastaj vjen Mediu, pastaj Idirizi, pastaj Dulja. Shpëtimi del me sytë e kuq, ai i ka se fle deri më 2 të pasdites, po ai del që të thonë se ky hëngri Dulen. të dy janë ngjit te lista e Tironës te PD, të dy dalin me nr. 9 se të dy bashkë bëjnë një 99.

Rama shtoi se nëse dikush do punë duhet ta ndjekë ata sepse kur e merr një gomar për të ngarkuar dru nuk e sheh nga ngjyra, po i mbajnë apo jo këmbët.

Rama: S’ju pëlqejnë citjanet e mia, s’ka problem, nuk jemi në kohën e komunizmit që duhet t’i kishim pantallonat 26 cm, se po t’i kishe 27 janë kaubojs, po qenë me pak janë tub. Për modë, ndiq Saliun, po për punën tënde do ndjekësh Edi Ramën, se kur e merr një gomar për të ngarkuar dru nuk e sheh nga ngjyra, po i mbajnë apo jo këmbët, kur merr një murator që të të suvatojnë shtëpinë nuk iu thua je pishtar demokracie apo komunist, madje i thua “qen bir qeni komunist” ma bëj mirë, po s’merr pishtarin se ai të vë flakën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat