Kur fushata po bëhet më e nxehtë një tjetër kandidat i PD-së rezulton me Covid

Shqipëria

Kur fushata po bëhet më e nxehtë një tjetër kandidat i PD-së rezulton me Covid

Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:58
Roland Bejko

Kur fushata po bëhet me e nxehtë, pasi po i vjen fundi, një tjetër kandidat i PD-së për deputet ka rezultuar pozitiv më COVID-19. Ai është Roland Bejko, i dyti në listën e qarkut të Gjirokastrës.

Lajmin e ka njoftuar vetë Bejko në një postim në Facebook.

“Të dashur miq. Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.

Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit. Mezi pres të jem pranë jush. Ju faleminderit” shkruan Bejko

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat