Me 4 unaza në zemër tek çadrat do të vaksinohet, mjekët s’e pranojnë: S’ka mbushur 70

Shqipëria

Me 4 unaza në zemër tek çadrat do të vaksinohet, mjekët s’e pranojnë: S’ka mbushur 70

Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:01
Një i moshuar i

Procesi i vaksnimit të të moshuarve mbi 70 vjeç vijon në sheshin “Skënderbej”.

Një i moshuar insiston të vaksinohet pasi para jetës së sigurtë nuk mund të vihen në diskutim disa muaj të cilat i duhen për të mbushur 70 siç është caktuar.

Gazetarja e Ora News e mori në intervistë

Sa vjeç jeni?

Kam plotësuar 69, eci për 70 por nuk i kam plotësuar 70 jam në 70. Kam vajtur tek mjekja e lagjes më kanë caktuar në sistem sot. Jam me 4 unaza në zemër. Kam bërë 4 unaza. Jam invalid edhe vi këtu tek kjo zonja edhe i them kam ardhur dy herë. Herën e parë më tha shko tek mjekja. Erdha tek mjekja, tani më thonë prap ik nga java tjetër kur te dali ose kur të kalosh 70. Po atëherë unë mbusha 71 i thash pse çon mbrapa.

Për sa muaj mbush 70 vjeç?

Muajin që kaloj mbusha 69 dhe eci për 70. Nuk ka rëndësi ligji nuk e përcakton që ata që se kanë mbushur 70, unë jam brenda 70. Dua 5 muaj dua 6, dua 10 nuk ka rëndësi jam brenda 70.

Pra nuk ju pranojnë për shkak të moshës?

Se di të kaloj 70. Ketë se kuptoj. I thash më trego ligjin. Nuk kam. Më trego sistemin. Nuk më jep numrin sistemi. I thash unë jam sot. Jo po nga java tjetër. Më jep numrin  ma ka caktuar mjekja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat