Majko flet për pozicionimin në listën e PS: Një nga logot rezervë të fushatës e kam ‘’Atë 19-tën ku ta kesh’’, ja pse nuk ulërita

Shqipëria

Majko flet për pozicionimin në listën e PS: Një nga logot rezervë të fushatës e kam ‘’Atë 19-tën ku ta kesh’’, ja pse nuk ulërita

Më: 4 prill 2021 Në ora: 14:48
Pandeli Majko

Pandeli Majko ishte i ftuar në emisionin ‘’Klanifornia’’ ku foli me doza humori dhe batuta për pozicionimin në listën e PS në Tiranë si i 19-ti.

Majko është pyetur se kush ia bëri ‘’puçin’’, teksa i kanë nxjerrë një sinkron të Ahmetajt se ‘autore’ ishin Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.

Ai thotë se një nga logot rezervë të fushatës e ka ‘’Atë 19-tën ku ta kesh’’, teksa i vetmi justifikim që nuk ulëriti ishte dhëmballa.

PJESË NGA INTERVISTA

PYETJA: Si ta futi Rama kështu, kush ta bëri këtë, çfarë ishte ky puç?

PANDELI MAJKO: Kjo është arsyeja pse, një nga logot rezervë të fushatës është atë 19-tën ku ta kesh

PYETJA: E di kush ja u ka bërë?

PYETJA: Kush ja bëri gungën?

ARBEN AHMETAJ: Të dyja bashkë

PANDELI MAJKO: Mos e beso

PANDELI: MAJKO: Ahmetaj është simbol i taksës progresiste në programin  PS. Sa më shumë punon, aq më shumë taksohesh.

PYETJA: Si jeni me dhëmballën?

PANDELI MAJKO: Ishte i vetmi justifikim që mos ulërija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat