PD, marrëveshje me Shoqatën e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike: Rrisim fondet, eliminojmë burokracitë dhe nxisim eksportet “Made in Albania”

Shqipëria

PD, marrëveshje me Shoqatën e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike: Rrisim fondet, eliminojmë burokracitë dhe nxisim eksportet “Made in Albania”

Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:46
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë, Filip Gjoka, për angazhim të përbashkët në zhvillimin e këtij sektori dhe në mbështetje të prodhimeve “Made in Albania”.

PD e konsideron sektorin e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike (BMA) si një sektor të rëndësishëm kontribues në eksportet shqiptare, me një vlerë eksporti rreth 57 milion usd në vitin e shkuar, si dhe mbështetje për punësimin dhe eksportin.

Për këtë qëllim, PD në qeveri merr për sipër “të rrisë ndjeshëm fondet mbështetëse në formën e granteve të financuar nga buxheti i shtetit apo nga fondet IPARD të Bashkimit Evropian”.

Po ashtu “me qëllim eliminimin e burokracisë dhe lehtësimin e procedurave bimët mjekësore dhe aromatike nuk do të klasifikohen më si lëndë drusore. Ato do të kenë një regjim lehtësues të lejeve dhe licencave përkatëse”.

PD po ashtu angazhohet që tenderat të jenë të hapur duke lejuar më shumë se një operator që të marrë pjesë në këto procedura. Ndërkaq, “lejet e ndërtimit për ata grumbullues të cilët duan të ndërtojnë kapanone magazinimi të bimëve mjekësore dhe aromatike, do të jepen në mënyrë të përshpejtuar dhe pa burokraci.

Selia blu angazhohet që të “ulë deri në 50 për qind taksën e pronës për magazinat e ruajtjes së bimëve mjekësore dhe aromatike”.

Nga ana e saj Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike propozon që PD në qeverisje të vendit të angazhohet të: Të mbështesë me instrumente të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë financiarë, zinxhirin e plotë të kultivimit nga fermerët dhe përpunimit industrial të BMA. Të mbështesë me instrumente të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë financiarë, eksportin e produkteve “Made in Albania” të këtij sektori, me prioritet ato ndërmarrje të cilat mundësojnë ciklin e plotë përpunues të bimëve mjekësore dhe aromatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat