Vdekjet pas vaksinimit me ‘Sinovac’ mjeku: Kina vet e ka çertifikur për moshat deri 59 vjeç

Shqipëria

Vdekjet pas vaksinimit me ‘Sinovac’ mjeku: Kina vet e ka çertifikur për moshat deri 59 vjeç

Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:40
Ali Mehmeti

Ndërsa Shqipëria ka nisur vaksinimin masiv të popullatës me vaksinën kineze sinovak vetë vendi i origjinës Kina po tregohet shumë e kujdesshme.

Ali Mehmeti, mjek epidemiolog analizon zhvillimet më të fundit në Kinë ku sipas tij vaksina Sinovac ka marrë lirësimin për t’u aplikuar në moshat poshtë 60 vjeç ndërsa shteti komunist po heton efektet mbi këtë moshë në shtet ku vaksina po aplikohet gjerësisht si në Brazil, Kili dhe Turqi.

Në harkun e 10 ditëve qeveria shqiptare ka mundur të vaksinojë me një dozë të parë të vaksinës kineze ‘Sinovac’ mbi 160 mijë të moshuar të moshave mbi 70 vjeç, ndërsa premtohet zbritja e vashës moshore tek personat mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronik.
Por nëse në Shqipëri dhe në disa vende të Azisë dhe Amerikës Latine vaksina Sinovac po gjen një përdorim masiv, vetë vendi i origjinës po tregohet shumë herë më i kujdesshme.

Mjeku epidemiolog klinicist, thotë se vetë Kina prodhuesi i vaksinës nuk është bindur ende për të licencuar përdorimin e gjerë të saj mbi moshën 60 vjeç. Nisja e vaksinimit masiv me vaksinën kineze sinovak ka hasur jo pak në skepticizmin e një pjese të popullatës si dhe në kundërshtinë e opozitës që thotë se më parë vaksina do të duhej të certifikohej nga institucionet ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat