Shoqërimi dhe hetimi i kontrollorëve të trafikut ajror, flet avokati

Shqipëria

Shoqërimi dhe hetimi i kontrollorëve të trafikut ajror, flet avokati

Më: 8 prill 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Avokati i kontrollorëve të trafikut ajror ka deklaruar se në komisariat janë shoqëruar 24 kontrollorë, 4 prej tyre pasi u morën në pyetje janë lënë të lirë.

Në një prononcim për mediat, avokati u shpreh se nuk mund të qëndrojë vepra penale e shpërdorimit të detyrës për kontrollorët, ndërkohë që ata nuk janë pjese e administratës shtetërorë.

“Shpërdorim detyrë është vepër penale që i  referohet punonjësve publikë, që do të thotë se duhet të jesh punonjës i administratës publike. Në rastin e kontrollorëve të trafikut ajror, nuk e di se cili është arsyetimi që bën prokuroria për ta futur në elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

Albcontrolli është sh.a, aq më tepër që sipas të gjitha deklaratave është një etnitet i pavarur nga shteti shqiptar dhe nuk shoh të jetë funksion publik mbi të cilin të ngrihet kjo akuzë”, u shpreh avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat