Basha: 25 prillin do ta kthejmë në referendum. Rama i trembet…

Shqipëria

Basha: 25 prillin do ta kthejmë në referendum. Rama i trembet…

Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:32
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha para mbështetësve në Klos u shpreh se me demokratët janë bashkuar edhe socialistët e zhgënjyer.

Basha u shpreh se tani ka ardhur ora e ndryshimit, ndaj ftoi të gjithë që në 25 prill të votojnë Partinë Demokratike.

Sipas tij 25 prilli do të jetë referendum, ku Shqipëria do të marrë kthesën e duhur dhe do ti mbyllet dera tranzicionit.

“E sotmja ka nisur në Dibër, Maqellarë, Bulqizë, Klos dhe ashtu si kudo tjetër është e pamundur të mos emocionohesh nga energjia e shqiptarëve, që nuk ka forcë ta ndalë.

Tetë vite arrogancë, varfërim, 8 vite gënjeshtra nuk lahen me 8 javë sharje dhe baltosje. Koha për ndryshim, ora për ndryshim po afron.

Në mesin tonë nuk janë vetëm demokratët luftëtarët e demokracisë, qëndrestarët e shtetit të së drejtës, por edhe socialistët e zhgënjyer, të cilët janë bërë bashkë me demokratët për ndryshim.

Ndryshimi është përgjegjësi është privilegj.

25 prilli nuk bëhet për një njeri apo për një parti. Por që të gjithë bashkë të hapim dyert e Evropës.

25 prillin do ta kthejmë në referendumin kur Shqipëria do të marrë kthesën e duhur dhe duke mbyllur derën e tranzicionit.  Rama i trembet bilancit zero të premtimeve të pambajtura”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat