Zheji mbi nxjerrjen e të dhënave të shqiptarëve: Patronazhisti është ish-spiun, ja roli i tij në këqyrjen e zgjedhësve

Shqipëria

Zheji mbi nxjerrjen e të dhënave të shqiptarëve: Patronazhisti është ish-spiun, ja roli i tij në këqyrjen e zgjedhësve

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:05
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji ka komentuar çështjen e përdorimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë për qëllime elektorale, për të cilën dyshohet si e përfshirë Partia Socialiste.

Duke folur në emisionin “Pikat mbi I” Zheji e konsideroi skemën të ngjashme me atë të sigurimit të shtetit, ndërsa shpjegoi rolin e “patronazhistit” në këqyrjen e zgjedhësve.

“Patronazhisti është një personazh me siguri me një të kaluar si ish-spiun, ose shumë i talentuar në çështje spiunazhi. I cili këqyr 10 zgjedhës potencial për të nuhatur nëse kanë si target votimi partinë që kanë pasur, një të re, apo janë të lëkundur. Kjo është shpikja më e re shqiptare, dikur në kohën e komunizmit quhej i plotfuqishmi i lagjes.

Është një krim kushtetues padiskutim. Mënyra e operimit është me celula. Është e njëjta skemë e huazuar nga sigurimi i shtetit, të gjitha institucionet e shtetit kishin një personazh, që ishin rekrutuesi, bazisti. Kishin çdo 10-15 veta, një i mbante në mbikëqyrje, kanë deviacione, ça kanë thënë, ça kanë bërë, me kë u dashurua ky, me kë u nda, si është biografia e familjes.

Është një tentativë për të destiluar identikitin e votuesit. Është një lloj ankthi e partisë-shtet që e ndjen që po u rrëshqet pushteti”, tha Zheji.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat