Imunizimi/ Thuajse 10 për qind e popullsisë kanë marrë një dozë! Ja sa qytetarë janë vaksinuar deri tani

Shqipëria

Imunizimi/ Thuajse 10 për qind e popullsisë kanë marrë një dozë! Ja sa qytetarë janë vaksinuar deri tani

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Ndonëse ritmi i vaksinimeve është rritur me ritme të shpejta, në vend rezultojnë jo më shumë se 10 për qind e popullsisë që të kenë marrë së paku një dozë të vetme. Dita e djeshme u përmbyll me një total prej 259 mijë e 217 injektimesh të kryera që nga 11 janari, kur nisi procesi në Shqipëri.

Nga këta, 36 mijë e 836 janë injektuar tek personeli shëndetësor, mbi 26 mijë tek arsimtarët, 10 mijë e 500 te punonjësit e Policisë dhe pjesa dërrmuese e tyre ka shkuar për moshën e tretë, gati 185 mijë vaksina. Kryeministri Edi Rama e ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndoqën dje procesin e vaksinimit në Elbasan teksa dhanë edhe lajmin e mirë për mbërritjen e dozave të tjera të “Pfizer”, pa dhënë detaje se te cila kategori do t’i injektojnë.

“Ky proces do të vijojë me të njëjtin ritëm. Do të vijojë shtrirja dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin. Pra, nuk do të ketë asnjë lloj vonese edhe në shpërndarjen e vaksinave që pritet që të vijnë. Aktualisht sot presim që të vijnë 7020 dozat të kontratës me ‘Pfizer’. Dhe do të vijojë vaksinimi në të gjithë vendin”, deklaroi nr. 1 i shëndetësisë në vend.

Vaksinimi është shtrirë dje edhe për fashën moshore 60-69 vjeç, duke filluar nga mosha më e madhe, në zbritje deri në 65 vjeç. Ndërsa për grupmoshën 60-65 vjeç, procesi është kufizuar vetëm për të sëmurët kronikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat