Balla apel dhe ndaj demokratëve: Të bashkohen me ne për të ardhmen

Shqipëria

Balla apel dhe ndaj demokratëve: Të bashkohen me ne për të ardhmen

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:41
Taulant Balla

Nga Prrenjasi, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu drejtua me një thirrje të gjithë demokratëve për të votuar PS-në, “për të ardhmen e Shqipërisë”, ndërsa foli dhe për kandidaten për deputete të këtij qarku, Albana Hana, e bija e prokurorit të ndjerë, Xhevat Hana.

Balla tha se vajza e prokurorit është në listat e kandidatëve për deputetë të PS, si “amaneti” i prokurorit për të gjithë ata që duan drejtësi në vendin e tyre.

“Ne e dimë fare mirë se shembulli i djalit të Rrajcës, Xhevap Hanës, është shembulli i një prokurori që luftoi deri në fund të jetës së tij për të bërë drejtiësi për krimet monstruoze të Sali Berishës dhe është nder për mua që në ekipin që unë drejtoj të jetë vajza e një prokurori që ishte shembulli i vetëm i vetmuar i këtyre 30 vitëve në përpjekjet për të bërë drejtësi. Vajza e tij është pjesë i ekipit për të cuar përpara amanetin e Xhevap Hanës, për të çuar amanetin e gjithë atyre që duan që në këtë vend të ketë drejtësi”, tha Balla.

Duke thumbuar opozitën dhe Presidentin Ilir Meta, Balla tha në fjalën e tij se nuk “duhet çuar asnjë votë në partinë e Ilirit dhe Monikës”.

“Janë aty për të prishur prapë punë. Fati i madh i shqiparëve është që tashmë të dy janë bashkë, Iliri dhe Saliu, ndaj ne duhet që kësaj radhe mos lejojmë asnjë votë te vetme të shkojë te partia e Ilirit dhe Monikës, iu bëj thirrje demokratëve të Prrenjasit, vota e tyre con ujë te mulliri i Ilirit. Demokratë, sot më shumë se kurrë ne duhet të bashkohemi për të ardhmen e Prrenjasit për të ardhmen e shqiptarëve”.

“I bëj thirrje kësaj krahine me kaq shumë patriotizëm, lërini mënjane ndasitë e vjetra, këtu nuk bëhet fjalë për kryetarin e komunës e bashkisë por për të ardhmen e vendit, larg qofdtë mos bëhemi bashkë ne në 25 prill e ata të rikthehen përsëri, do vijnë ata që sa herë kanë ardhur kanë shkatërruar, gjithcka kemi arritur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat