Plagosja e 2 policëve, Ardi Veliu niset drejt Mamurrasit, FNSH hidhet në aksion dhe rrethon zonën

Shqipëria

Plagosja e 2 policëve, Ardi Veliu niset drejt Mamurrasit, FNSH hidhet në aksion dhe rrethon zonën

Më: 13 prill 2021 Në ora: 15:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, dhe grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt në Shkodër, janë nisur këtë mesditë drejt Mamurrasit, pas lajmit e plagosjes së dy policëve dhe një qytetari.

Një ngjarje e ndodhur pas shkëmbimit të zjarrit me një grup personash. Sipas News 24, trupat e FNSH së Shkodrës kanë shkuar për t’i ardhur në ndihmë policisë lokale në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të plagosur mbetën dy policët Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, si dhe shtetasi Nikoll Vorfi, ndërsa që policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në disa akse rrugore. Dy policët e patrullimit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat