Yuri Kim bisedë me kreun e BREZH: Kemi investuar 1.5 miliardë € në Shqipëri, ju mbështesim fuqimisht

Shqipëria

Yuri Kim bisedë me kreun e BREZH: Kemi investuar 1.5 miliardë € në Shqipëri, ju mbështesim fuqimisht

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:34
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim shprehet se BERZH ka investuar në Shqipëri 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë € në projekte aktuale. Kim thekson se SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes dhe konkurrencës në Shqipëri.

“Diskutim i mirë sot me M.Colangeli, drejtori i ri për B.Perëndimor i BERZH. SHBA janë aksioneri më i madh i BERZH, themeluar në 15/4/91 për të ndihmuar ish vendet komuniste në rindërtim.

Në Shqipëri BERZH ka investuar gjithsej 1.5 miliardë €, përfshirë 854 milionë€ në projekte aktuale.

SHBA mbështesin fuqimisht përpjekjet për përmirësimin e qeverisjes & konkurencës në Shqipëri; fuqizimin e zgjerimit të energjisë & nxitjen e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor” shkruan Kim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat