“Për Dibër nga Rruga e Arbërit”, Rama nxjerr pamjet: Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

Shqipëria

“Për Dibër nga Rruga e Arbërit”, Rama nxjerr pamjet: Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

Më: 14 prill 2021 Në ora: 11:10
Dibër

Kreu i qeverisë Edi Rama këtë të mërkurë në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë në Dibër ku do të takohet me qytetarët dhe banorët.

Nisjen për në Dibër e ka bërë publike vetë kryeministri Edi Rama i cili përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook ka nxjerrë pamje nga Rruga e Arbrit.

Ndërkohë sipas Ramës, edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet.

“Për Dibër nga Rruga e Arbërit?

Edhe pak dhe ëndrra 100 vjeçare është realitet?”, shkruan Rama.

Nga pamjet shihet tuneli i këtij aksi që ende është në ndërtim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat