Ana e errët e votimit për 16 mijë persona që do të votojnë në kontenierë në Tiranë

Shqipëria

Ana e errët e votimit për 16 mijë persona që do të votojnë në kontenierë në Tiranë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:43
Foto ilustruese

Ana e errët e votimit për 16 mijë persona që do të votojnë në kontenierë në Tiranë

Këta kontenierë të vendosur në bulevardin “Migjeni”  në Kashar, nuk janë zyra të ndonjë kantieri ndërtimi dhe as janë vendosur këtu për ndonjë qëllim privat.

Në 25 prill, këtu, do të vendosen 17 qendra votimi, dhe do të thirren për të votuar këtu, në këtë sipërfaqe, plot 16 603 zgjedhës.

Bashkia Tiranë tha për ABC se në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të votojnë këtu, ata qytetarë që u përkasin qendrave të votimit 1537 deri në 1537/16.

Si bashkia Tiranë ashtu edhe KQZ-ja, nuk shpjegojnë se pse këta banorë nuk mund të votojnë në shkollën e zonës, “Myslym Shima”, aty ku kanë votuar deri më tani.

Njëkohësisht, KQZ vazhdon që në faqen e saj zyrtare, të njoftojë zgjedhësit e kësaj zone, se të dielën duhet të paraqiten të votojnë tek shkolla.

Asnjë njoftim nuk u bëhet qytetarëve për zhvendosjen e qendrës së votimit në bulevardin e Kasharit, as në portalin E Albania, kur dikush kërkon të dije se ku duhet të votojë.

10 ditë larg zgjedhjeve ky informacion jepet i gabuar për më shumë se 16 mijë zgjedhës.

Ndërkohë duke bashkuar 17 qendra votimi ngjitur me njëra tjetrën, ngelet e paqartë, se si KQZ dhe Bashkia Tiranë do të shmangin grumbullimet dhe si do të orientohen zgjedhësit.

Ndërkohë thirrja e mijëra votuesve buzë një bulevardi me trafik të lartë, ngre edhe një sfidë për sigurinë në këtë qendër votimit të improvizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat