Largohet nga banesa i moshuari, policia nxjerr foton dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqipëria

Largohet nga banesa i moshuari, policia nxjerr foton dhe kërkon ndihmën e qytetarëve

Më: 14 prill 2021 Në ora: 19:55
Shqipëri

Një 82-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa e tij në Maliq.

Ai u largua nga banesa ditën e djeshme rreth orës 16:00 ndërsa po punohet ende për gjetjen e tij.

Ndërsa policia ka publikuar fotn, çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat