Debat i ashpër në studio/ Zheji: Ore, ke probleme me sklerozën ti? Ngjela: Nuk bëj debat me papagall unë!

Shqipëria

Debat i ashpër në studio/ Zheji: Ore, ke probleme me sklerozën ti? Ngjela: Nuk bëj debat me papagall unë!

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:35
Emisioni

Një debat i ashpër ka lindur në studion e “Breaking” në Top News, mes avokatit Spartak Ngjela dhe analistit Artur Zheji, ku po diskutohet për ftesën që kryeministri Rama i bëri ditën e djeshme kryedemokratit për bashkëpunim pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Analisti Artur Zheji është shprehur se PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017, ndërsa Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.

Sipas avokatit të njohur, Spartak Ngjela, ftesa për bashkëpunim i Ramës kundrejt Bashës, nuk është ftesë po është me kusht.

“Bëjmë kompromis, por do largohesh nga Berisha dhe Meta. Politika është kjo pjesa e dytë, largimi i Saliut. Po të ishte larguar Saliu, Rama do kishte rënë 4 vite para. Ramën e mban Berisha dhe Rama iu tregon të tjerëve që Berisha është atje”, komentoi Ngjela teksa ishte në një lidhje live me “Breaking në Top News.

Ngjela thotë më tej se ambasadori rus pret një ndryshim që nuk do të vij, e fill pas kësaj nisën debatet në studio që përfunduan edhe në fyerje, teksa Ngjela u largua nga lidhja live.

Pjesë nga debati:

Artur Zheji: Kjo është thjesht një tentativë për diversion, reagimi i Bashës është i qartë. PD ka rikuperuar 200 mijë vota të humbura në vitin 2017. Rama kërkon që të demoralizojë elektoratin e PD.
Spartak Ngjela: Ore jeni në politikë ju apo jeni në interesa. Ambasadori rus tha që presim ndryshim. Nuk fiton dot Moska këtu, as Athina nuk e marrin dot kalanë se ka ardhur Clinton aty, e kuptoni apo jo.
Artur Zheji: Pusho kujt i drejtohesh kështu avokat, po flet pa lidhje!
Spartak Ngjela: Nuk bëj debat me papagall, s’po bëjmë dialog. Ambasadori rus kërkon ndryshim, nuk do të ndodhë.
Artur Zheji: Ke probleme me sklerozën sepse s’mund të ngatërrosh Yuri Kim me ambasadorin rus. Ti mos u merr me mua, bëhu serioz siç ke qenë, as mos fyej se nuk të fyeva. Yuri Kim kërkoi ndryshimin dhe jo ambasadori rus. Vazhdo monologun tënd tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat