Meta ua bën të qartë atyre që “kanë marrë lekët e bandës së Astirit”, do jem në Vlorë ditën e numërimit

Shqipëria

Meta ua bën të qartë atyre që “kanë marrë lekët e bandës së Astirit”, do jem në Vlorë ditën e numërimit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:48
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta do të niset nesër drejt Vlorës ku paralajmëroi se do të jetë edhe ditën e numërimit. Madje ftoi dhe Gjiknurin të jetë atje.

“Edhe ditën e numërimit do të jem në Vlorë. Ta dinë të gjithë komisionerët e opozitës, numëruesit e të tërë. Nëse ua kanë marrë lekët bandës së Astirit ti mbajnë lekët por të kenë mëndjen në mësim se janë në monitorim të gjithë.”

Meta nënvizoi se ka ikur koha që tallen me popullin e Shqipërisë.

“25 prilli është prova e zjarrit do të përvëlohen të gjithë ata që janë tallur me qytetarët e Shqipërisë deri tani. Demokracia nuk është lojë por sundim i ligjit, dhe nis tek vota e barabartë për të gjithë, që nga vota e presidentit tek vota e qytetarit të thjeshtë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat