“Pse i lutet dhe lëpihet?” Balliu: Rama e ka vendin në burg, Basha s’mund të bashkëpunojë me hajdutë

Shqipëria

“Pse i lutet dhe lëpihet?” Balliu: Rama e ka vendin në burg, Basha s’mund të bashkëpunojë me hajdutë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:57
Klevis Balliu

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, mohon çdo lloj bashkëpunimi të mundshëm PD-PS pas zgjedhjeve.

Për Balliun, një bashkëpunim i tillë do të ishte fundi i demokracisë në Shqipëri.

Ai thotë se Rama e ka vendin në burg, ndaj po bën lëvizjet e fundit për ti shpëtuar drejtësisë.

Balliu: Nuk ka për të ndodhur dhe nuk ka asnjë arsye për të ndodhur. Çfarë demokracie do të kishte nëse të gjithë bëhen në një anë, ku është opozita? Një vend që nuk ka opozitë është një vend që nuk ka demokraci. Pyetja këtu është pse i lutet dhe pse i lëpihet Lulzim Bashës? Nuk është tani po ka kohë. Me banditë dhe hajdutë Lulzim Basha nuk mund të bëjë marrëveshje. Edi Rama është thjesht një hajdut i rëndomtë që për fatkeqësinë tonë ka pushtet politik. Ai do të shpëtojë lëkurën e vet, Edi Rama luan dy duar për një kokë. Pa imunitetin e tij kryeministror rruga e tij nuk është as drejt Beogradit por drejt 313 për krimet që i ka bërë vendit. Habitemn pse nuk është arrestuar akoma. Po bëhen  zgjedhje për herë të parë me kontenierë.

Balliu deklaron se qytetarët shqiptarë dhe opozita do të mbrojnë me çdo kusht votën në 25 prill duke paralajmëruar mazhorancën se nuk do të ketë një 2017 të dytë.

Balliu: Është në genetikën e tyre, këta kanë ardhur me krim, janë prodhimim i krimit, kanë qeverisur me krim dhe do të ikin me krim. I mbetet qytetarëve shqiptarë, opozitës, PD dhe gjithë aleatëve të saj për të bërë gjithçka për të mbrojtur votën. Por një gjë duhet të jetë e qartë, nuk ka më përsëritje të 2017 që të kapesh me presh në dorë dhe të mendosh se mund të qeverisësh. Këtu diskutohet për interes kombëtar, për interesat e gjithë qytetarëve shqiptarë. Ndryshimni është kthyer në një emergjencë kombëtare, është një oksigjen ekonomik. Ka marrë zotëria 500 milion euro për pandeminë, ku kanë shkuar paratë e qytetarëve shqiptarë? Duhet bërë një bilanc. Prandaj del dhe mallkon se nuk ka bilanc dhe program.

Lidhur me kandidimin e tij, Balliu e sheh të natyrshme, por thekson se ka lindur demokrat dhe bindjen e tij nuk e ka të lidhur me faktin nëse partia dhe kryetari e kandidojnë apo jo për deputet.

Balliu: Nuk u bëra demokrat kur u bëra deputet, unë kam lindur demokrat, kam një familje me kontribute të mëdha në PD. Nuk e kam parë kurrë në asnjë moment që meqë nuk je në listë të gjuash me gurë apo të krijosh skema të shëmtuara, parti 2 mujore apo lëvizje të tilla. PD e shoh si shpëtim për Shqipërinë. Jam i angazhuar me anë të njohjeve të mia në terren, për shkak të aktivitetit tim politik qoftë në zonën e Unazës, Bregut të Lumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat