“Janë ekstremistë, është i sëmurë mendor. Duhet punësuar që të na japë votën”/ Si i etiketojnë patronazhistët përzgjedhësit

Shqipëria

“Janë ekstremistë, është i sëmurë mendor. Duhet punësuar që të na japë votën”/ Si i etiketojnë patronazhistët përzgjedhësit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Termi më i përdorur këto ditë në rrjetet sociale është “patronazhisti”, emër i cilit doli pas zbulimit të një data baze të Partisë Socialiste për mbi 900 mijë persona që jetojnë në Tiranë.

Aty tregohet me detaje për votuesit ku përveç të dhënave personale si emër dhe mbiemër, jepet edhe numri i telefonit celular. Por, në shumë raste patronazhistët informojnë bazën e partisë jo vetëm për përkatësinë politike të zgjedhësit, por përdoren edhe terma të tillë si “do të mbahet nën vëzhgim”.

“Nuk voton për shkaqe feje, por do mbahet në vëmendje që ti mbushet mendja”- shkruan një nga patronazhistët.

“Nese futet ne pune e shoqja Alberti bashke me pjestaret e familjes votojne, e nusja Albetit ka konkuruar mbi 7 herë”, shkruan dikush tjetër.

“Votojne PS nese e shoqja e Albert D. rregullohet ne pozicionin e punes si edukatore, pasi ka dhene mbi 7 here provimin”.

“Duhet ti behet legalizimi i banesës”- këshillon një patronazhist tjetër.

“Referuar fillimisht si PD. Te mbahet ne monitorim”.

“Z. Gega eshte me bindje socialiste, por momentalisht i zhgenjyer per mosdhenien e nje leje nga njesia administrative”.

“Duhet te kontaktohet ka folur me kryetarin per punepor akoma nuk ka fidhuar”.

“Duan legalizim te pallatit qe te votojne PS”.

“Nuk votojne se jane fetar. Mysliman ekstremist dhe sipas tyre nuk ua lejon feja”.

“Eshte i semure dhe nuk voton. Ndodhet ne spital psikiatrik. NUK KA VOTUAR NE 2019”

“Familje e djathte nder vite. Kane njerez te punesuar ne shtet I. P. ne OSHE specialist  dhe do kene cuar emr do punoj me kete, ka shanse per te na e dhene voten bashke me te shoqen”

“Jane LSI, Hajriu eshte polic krimesh ne kukes, kerkon transferim ne tirrane te kthej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat