28-vjeçari shqiptar vdiq në vendin e punës/ Gruaja e tij në kërkim të drejtësisë: Kam humbur dhe fëmijën

Shqipëria

28-vjeçari shqiptar vdiq në vendin e punës/ Gruaja e tij në kërkim të drejtësisë: Kam humbur dhe fëmijën

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:09
Riza Strazimiri

Më 15 nëntor 2008, 25-vjeçari shqiptar Riza Strazimiri i cili kishte jetuar në Livorno për ca kohë, humbi jetën duke rënë nga çatia në vendin e tij të punës në Guasticce Interport.

Ai ishte martuar prej një muaji me Dorina Danushin, gjithashtu 25 vjeç, me të cilën po priste një fëmijë. Dorina, e cila humbi foshnjën që mbante për katër muaj, është ende në pritje të drejtësisë. Ata që ishin përgjegjës për punimet u dënuan, por asnjë euro nuk i dha asaj që mbeti e ve, ende trembëdhjetë vjet pas tragjedisë. Tani Dorina po kërkon drejtësi.

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie. Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën. Por agonia për vdekjen e parakohshme të të riut është vetëm pika e fillimit të një kalvari të gjatë nëpër sallat e gjyqit. Dëgjimet, aktet, avokatët dhe secili pasazh rinovon dhembjen e përjetshme. Hetimi i hapur nga Prokuroria Publike çon, në 14 korrik 2015, në dënimin e katër personave për mosrespektim të rregullave të sigurisë. Gjykatësi urdhëroi dhe një ndihmë të përkohshme për anëtarët e familjes së viktimës me vlerë 100 mijë euro, por familja nuk mori asgjë.

"Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë. Unë kam humbur djalin dhe burrin tim, por gjithmonë ka një mijë justifikime," tha Danushi.

Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen pasi po zvarrit procedurat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat