Meta: Demokracia nuk bëhet kurban në 25 prill, jemi popull shiponjash, jo sorra që na shtypin patronazhistët

Shqipëria

Meta: Demokracia nuk bëhet kurban në 25 prill, jemi popull shiponjash, jo sorra që na shtypin patronazhistët

Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:05
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta u shpreh se në ditët e ardhme do të ketë shumë padi dhe shpreson që prokuroria të veprojë shpejt.

Po ashtu, Meta tha se në asnjë mënyrë demokracia nuk bëhet kurban në zgjedhjet e 25 prill.

Meta: Në ditët e ardhme do të kemi shumë padi dhe shpresoj që prokuroria të veprojë shpejt. Ne shumë shpejt përpos padisë, do të çojmë prova konkrete se si funksion Gestapoja moderne. Presidenti ka vetëm një fushatë, mbrojtjen e kushtetutës. Do ju faktoj me dëshmitarë konkretë dhe prova si është ndërtuar një rrjet dhunues mafioz i tipit Gestapo përmes gjoja patronazhistëve që janë tutorë të qytetarëve shqiptarë duke u bërë çdo ditë presion dhe shantazh.

Të jeni të sigurt në asnjë mënyrë demokracia nuk bëhet kurban në 25 prill. Ne do t’i tregojmë gjithë botës që jemi popull shqiponjash dhe jo sorra që na shtypin patronazhistët. Unë në këto zgjedhje dua më shumë programe e transparencë nga forcat politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat