Ndryshimi i tretë i buxhetit/ Ekspertët komentojnë aktin normativ të qeverisë

Shqipëria

Ndryshimi i tretë i buxhetit/ Ekspertët komentojnë aktin normativ të qeverisë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:57
Foto

“Nuk kanë kaluar ende katër muaj, por qeveria ka rishikuar për të tretën herë radhazi buxhetin 2021. Përmes një akti normative, Financat janë treguar më optimiste duke rritur pritshmëritë për të ardhurat, e duke shtuar më tej edhe shpenzimet. Ndërsa deficit buxhetor ka mbetur i pandryshuar.”

Në rishikimin e fundit qeveria planifikon të arkëtojë 489.5 miliardë lekë të ardhura buxhetore, rreth 5.5 miliardë lekë apo mbi 44 milionë euro më shumë se sa planifikimi fillestar.

Të ardhurat shtesë të parashikuara pritet të vijnë nga rritja e TVSH-së, tatimi mbi fitimin si dhe arkëtimet nga sigurimet shoqërore e shëndetësore. Ky vlerësim optimist i qeverisë duket se bazohet në ecurinë tremujore të të ardhurave, që shënuan një rritje me 4.4 miliardë lekë.

Zëri i shpenzimeve nga ana tjetër u rrit me 5.4 miliardë lekë duke arritur në 598.2 miliardë lekë në total, e këto shtesa shkuan për fondin rezervë 3 miliardë lekë dhe pjesa tjetër për shpenzime kapitale.

Por, si i shikojnë ekspertët e ekonomisë këto ndryshime të buxhetit?

Klodian Muço: “Është një optimizëm i pritshëm dhe kjo rritje e të ardhurave me 1.1% ka shkuar për investime, pra është një optimizëm fushate dhe e pritshme një lëvizje e tillë, që të vazhdohet me investimet publike në këtë periudhë. Mund të kishte shkuar edhe për reduktimin e deficitit buxhetor duke qenë se kemi një nivel të lartë borxhi publik.”

Edhe pse shpjegon se normaliteti është ende larg, eksperti Klodian Muço është optimist për një përmirësim të situatës ekonomike në vend në vijim, nisur nga ecuria pozitive e të ardhurave si dhe fushata e vaksinimit, që mund të ketë ndikim në sezonin turistik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat